Bllokohen disa rrugë në Tiranë, shkak punimet te ‘Sheshi Skënderbej’

0
500

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së automjeteve me arsyetimin “për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar”.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i automjeteve do të ndryshojë si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

– Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiwan), do tëj etë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here