Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, në ditën e tretë të vitit vizitoi Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan.
Gjatë takimit me të rinjtë Lu, ka zgjedhur t’iu flasë të rinjve shqiptarë si bashkëshort dhe si baba, duke deklaruar se është një mbështetës i madh i fuqizimit të grave.
Mesazhi i kryediplomatit amerikan është shpërndarë në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Ambasadës së SHBA, ku ndër të tjera ambasadori uron që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë të jenë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.
Postimi i plotë i ambasadës:
“Si një bashkëshort dhe një baba, unë jam një mbështetës i madh i fuqizimit të grave. Shpresoj që të gjithë ju të jetoni në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”
Në fillim të këtij muaji, Ambasadori Lu vizitoi universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për t’u takuar me studentë dhe për të mësuar më shumë mbi projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.