Borxhi për frymë është rritur gjatë 5 vjetëve të qeverisjes Rama me rreth 800 euro për çdo shqiptar. Kjo do të thotë ndryshe që një familjeje shqiptare prej 4 vjetësh borxhi gjatë qeverisjes Rama i është rritur me rreth 3200 euro, nga 8700 euro në 2013 në 11880 euro në 2018. Pra vetëm në 5 vjet të qeverisjes Rama, borxhi familjar është rritur me 36 përqind.
Në lekë borxhi për çdo qytetar është rritur me rreth 900 mijë lekë të vjetra. Thënë ndryshe për një familje shqiptare borxhi është rritur me 3 milion e 600 mijë lekë të vjetra.
Borxhi i Shqipërisë ka arritur shumën 1 trilion, 137 miliard e 620 milion leke të reja ose rreth 8,55 miliard euro. Kjo është një shifër rekord. Ndërkohë që Prodhimi i Përgjithshëm Bruto është 1 trilion, 649 miliard e 952 milion lekë. Thënë ndryshe borxhi është 70 përqind e PBB.
Dy përfundime shokuese mund të nxirren:
Së pari, çdo shqiptar nga 100 lekë prodhim, 70 lekë i ka borxh që duhet ti paguajë çdo vit.
Së dyti, gjatë qeverisjes Rama, 2013-2018, borxhi për çdo familje është rritur me 3200 euro ose me 3 milion e 600 mijë lekë të vjetra.
Këto të dhëna janë të INSTAT dhe të Ministrisë së Financave, të përpunuara nga Opne Data Albania.