Sampdoria blen stadiumin “Ferraris”, Genoa luan me qera në shtëpinë e saj

0
196

Ideja e disa muajve më parë ishte që Sampdoria dhe Genoa të bëheshin bashkëpronarë në blerjen e stadiumin “Ferraris” të Xhenovës, por duket se skuadra “griffone” ka vendosur të tërhiqet. Për pasojë, skuadra e Sampdorias ka vijuar në idenë e saj për të patur një stadium të vetin dhe presidenti Massimo Ferrero është gati të paguajë shumën prej 10 milionë eurosh të vendosur nga komuna për të blerë stadiumin e vetëm të qytetit bregdetar, shkruan telesport.

Komuna ka nxjerrë në shitje stadiumin dhe presidenti i Sampdorias është gati të investojë fillimisht duke paguar shumën e caktuar dhe më pas në rregullimin e brendshëm të këtij impianti sportiv. “Ne e duam një stadium për veten tonë dhe jemi gati të investojmë kudo që komuna ka dëshirë”, tha Ferrero, që duket se nuk do të lërë këtë shans t’i ikë nga duart, për të blerë stadiumin legjendar. Cka do të thotë që skuadra tjetër e qytetit, Genoa, do të duhet të paguajë qera për të luajtur në stadiumin e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here