Koreja e Veriut është një nga shtetet me regjim diktatorial dhe e izoluar nga pjesa tjetër e botës, por shumë gjera kanë filluar të zbulohen për këtë shtet.
Së fundmi BBC, ka publikuar një video ku katër të rinj që kanë jetuar në Kore të Veriut dhe janë arratisur, tregojnë se si është jeta atje.
Një prej tyre thotë se ata kanë menduar gjithmonë që amerikanët kanë qenë të rrezikshëm.
Ndërsa i arratisuri tjetër deklaron se në Kore çdo javë bëhej autokritik për të reflektuar tek vetja,dhe për sjelljen e gjithë të tjerëve. Por ai thotë se e ka urryer shumë këtë gjë.
“Jam shumë i lumtur që nuk dot bëj më autokritikën çdo javë tani”, deklaron i gëzuar i arratisuri.
“Ne mendonim se bota kishte vdekur po ashtu dhe liderët e saj”, shprehet e arratisura.
Por ata thonë se kanë gjëra që u mungojnë nga vendi i tyre edhe pse nuk është një jetë shumë e mirë. Ata deklarojnë se u mungon ushqimi, miqtë e tyre dhe familja.
Në fund ata shprehen se kanë dëshirë që jeta në Kore të ndyshoj.