Urgjencat në ditët festive, ja sa përfunduan në spital natën e Vitit të Ri

0
218

Festa e ndërrimit të viteve është shoqëruar edhe me incidente të vogla , të cilat kanë dashur ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Më shumë se 700 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Për  të përballuar fluksin e urgjencave , Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë ishin në gatishmëri 24 orë në ditët festive.

Ndërkohë që u riorganizua shërbimi i urgjencës në territor. Rreth  127 autoambulanca ishin në gatishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin.

Në Tiranë ishin  5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren, pranë sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej, në Kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-Urgjencën e Tiranës si dhe në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, pranë spitalit të Traumës.

Në kryeqytet  autoambulancat që ishin në gatishmëri kanë kryer 142 misione.

17 persona u dëmtuan lehtë nga fishekzjarret, ndërkohë që ka patur edhe raste të shumta nga qytetarët që kërkonin ndihmë mjekësore si rezultat i konsumimit të alkoolit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here