Një vajzë e re ruse ka organizuar një protestë solo, duke ngritur fustanin që kishte veshur në metronë në Shën Petersburg. Një mënyrë kjo për të protestuar për të ashtuquajturën “upskirting” – praktika ku burrat bëjnë fotografi të paautorizuara nën veshjet e një femre.
Studentja ruse Anna Dovgalyuk, e cila e përshkruan veten si aktiviste publike, publikoi një “video- manifest”, në të cilën një grua e re qëndron në mes të turmës në stacioin e metrosë dhe ngre fustanin e saj të kuq duke treguar të brendshmet në kamera.
“Kjo video u ‘dedikohet’ gjithë atyre të cilët dëshirojnë të shohin nën rroba. Në emër të të gjitha grave që u bënë viktimat tuaja – këtu, shikoni! Dhe qëndroni larg prej nesh”, shprehet Anna Dovgalyuk në mesazhin e saj në videon e publikuar.
Ideja pas demonstratës, është një thirrje për autoritetet që ta konsiderojnë “upskirting” një vepër penale.