Real Madrid ka arritur marrëveshjen e parë për të transferuar portierin spanjoll, Kepa Arrizabalaga.
Portieri i Athletic Bilbaos ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, por mbetet të shihet nëse do të transferohet gjatë janarit apo qershorit.
E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se tashmë marrëveshja me lojtarin është arritur dhe qëllimi i parë është që ai të transferohet brenda janarit.
Por, ata i kanë ofruar edhe një mundësi lojtarit, që nëse qëndron deri në qershor në Bilbao, kur edhe skadon kontrata e tij, atëherë ai do të merrte pagën edhe më të lartë.
Për të marrë shërbime tij Reali do të paguajë 20 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.