Dy shqiptarë të moshës 24 e 26 vjeç, me lidhje gjaku mes tyre, janë arrestuar nga karabinierët në Fiano Romano të Romës, për shitje droge.
Fiano Romano, 40 kilometra larg Romës, ishte shndërruar në një vend furnizimi me kokainë, operacion që drejtohej nga shqiptarët, të cilët shfrytëzonin vendbanimet e tyre dhe rrugët e qytetit të vogël për aktivitetin fitimprurës.
Janë vënë re 370 herë duke shitur drogë, ndërkohë që karabinierët kanë individualizuar edhe 70 klientë të përhershëm.
Arrestimi është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas mandat-arrestit të lëshuar nga gjykata e Rietit për dy shqiptarët, të cilët ishin të njohur për forcat e rendit. Pas arrestit, të dy janë dërguar në qeli në vende të ndryshme, njëri në Rieti dhe tjetri në burgun në Firenze-Solliciano.