Komediani Ermal Mamaqi duket se nuk di t’i ndalë shakatë këtë fillim viti.
Në shenjestrën e tij këtë herë ka qenë velina e emisionit që ai drejton, ”Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella.
Ai ka publikuar një foto të Kejvinës në profilin e tij në rrjete sociale ku shkruan: “Kërkojmë burrë për ktë vajzën… të interesuarit të lënë një CV te recepsioni i TV Klan,”-përfundon Mamaqi.
Sigurisht që ky postim i tij ka marrë mjaft komente në rrjete sociale.
Pas këtij postimi nuk ka munguar edhe reagimi i bukuroshes seksi, e cila gjithashtu ja ka kthyer me humor. “Hajt ishalla po na sheh zoti”-përfundon Kejvina në postimin e Ermalit.