Etrit Berisha drejt kalimit te skuadra e madhe italiane

0
150

Mediat italiane zbulojnë se gardiani i Shqipërisë Etrit Berisha është futur menjëherë në listën e dëshirave të Napolit.

Interesim ka pasur dhe më parë, por eliminimi që i bëri Atalanta skuadrës së Napolit në cerekfinale të Kupës së Italisë si dhe performanca fantastike e gardianit shqiptar, kanë bindur drejtuesit napolitanë të kërkojnë shërbimet e portierit të përfaqësueses kuqezi.

Sipas vetë mediave italiane, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Napolit, ka shkruar “Calciomercato”.

Berisha, 28-vjeçar, është pjesë e Atalantas dhe edicionin e shkuar ishte ndër portierët më të vlerësuar në Serie A. Ai te Napoli shihet si pasardhës i denjë i spanjollit Pepe Reina, të cilit në fund të këtij edicioni i skadon kontrata. “Etrit Berisha është njëri prej kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Pepe Reinan te Napoli në fund të këtij edicioni”, ka shkruar sajti italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here