Apeli i Krimeve të rënda ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Orest Sotës në detyrim paraqitje.
Apeli pranoi kërkesën për lirimin e Orest Sotës kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë dhe detyrim paraqitjeje.
Orest Sotës, rreth dy muaj më parë, iu gjetën në makinë mbi 850 mijë euro në mjetin me të cilin po udhëtonte në afërsi të qytetit të Elbasanit dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas hetimeve të prokurorisë, paratë e gjetura në makinën e Sotës, dyshohet se janë të ish ministrit dhe janë përfituar nga aktivitete të jashtëligjshme.