Sherr i ashpër në lokal në Durrës, të dehurit ‘i hapin kokën’ me shishe

0
200

Një durrsak ka përfunduar me qepje në kokë në spital, pasi dikush e ka qëlluar me shishe në kokë gjatë një sherri në lokal. I plagosuri ishte i dehur dhe nuk e kujton autorin, i cili është zhdukur menjëherë sapo e ka lënë 41-vjeçarin të shtrirë përdhe.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2018, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi D.B, vjeç 41 banues në Durrës, në gjendje të dehur, i cili në lagjen nr. 1, në një lokal, në një konflikt të çastit, është goditur me shishe në kokë, nga një person i paidentifikuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here