Video/ Stuhia e fuqishme i merr jetën 4 personave në SHBA

0
190

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 3.000 fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie që mbërtheu Bregun Lindor, me dëborë dhe era të forta.

Burimet zyrtare thanë se tre persona humbën jetën në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut.

Në mesin e atyre që vdiqën, ishin dy burra, kamionçina e të cilëve u rrëzua në rrugë për shkak të erave të forta. Stuhia ka shkaktuar edhe rrëzimin e qindra makinave të tjera, por deri në këto çaste nuk ka raportime për humbje jete.

Ndërkohë, linjat ajrore në SHBA ditën e sotme anuluan së paku 3,731 fluturime brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara dhe vonuan 1,401 të tjera, sipas agjensisë ajrore FlightAware.

Shumica e anullimeve ishin në New Jersey, Boston dhe Nju Jork.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here