Në një reagim për Ora News, Aqif Rakipi e quajti të turpshëm vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit si deputet i PDIU-së.
Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”
Ky reagim erdhi pak minuta pasi KQZ mori vendim me 5 vota për të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipin.
Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.