KQZ u hoqi sot mandati deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e ka fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.
Institucioni i Prokurorisë thotë se ata kanë përdorur identitet të rremë në Itali ku edhe janë arrestuar.
Tashmë, vendin e tyre do ta zënë përkatësisht Silva Caka nga LSI, e cila ka qenë deputete në Kuvend gjatë legjislaturës 2013-2017. Ndërkohë, deputeti më i ri në Kuvend do të jetë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.
Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i PS-së, po në Gramsh.