Dyshja Blerim Destani dhe reperi Noizy janë shumë miq të mirë me njëri-tjetrin. Përmes rrjeteve sociale ata i shohim shpesh pranë njëri-tjetrit teksa argëtohen në vende të ndryshme.
Së fundi, ishte Blerimi ai i cili ka postuar një video në të cilën shihen teksa po ia thonin këngës bashkë me Noizyn.
“Jalla shofer jalla” është kënga nën ritmet e të cilës ata po argëtoheshin dhe këndonin me mikrofon në dorë. Në shoqërinë e tyre ishte edhe moderatori Ermal Mamaqi dhe këngëtari i njohuri muzikës popullore dhe jo vetëm, Altin Sulku.
https://www.instagram.com/p/Bdk1AvwHTs9/?taken-by=blerimdestani