Është përfshirë nga flakët makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër.
Mjeti tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Arten Hoxhës.
Siç bëhet e ditur, makina ishte në oborrin e banesës së Hoxhës, kur është përfshirë nga flakët.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet. Besohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.