“Mirëmëngjes kazan”, një urim sa njëmijë fjalë

0
591

Viti i ri erdhi. Suksese të mëdha e presin këtë vit Shqipërinë nën dirigjimin e Naltmadhnisë së tij. Populli po pret me padurim rinsjen e aksioneve qeveritare që do ja ndrisin faqen Shqipërisë.  Për këtë qëllim të madh u mblodh sot edhe asambleja drejtuese  e Partisë Socialiste. Punimet filluan që në mëngjes , pasi sic thotë edhe fjala e urtë popullore: “puna e mirë duket që në mëngjes”. Ashtu siç pritej për të zhvilluar punimet e mbledhjes  ishte zgjedhur nje vend shumë i bukur, i përshtatshëm me madhështinë e naltlartësisë së tij, kryeministrit Rama. Kishte lezet të shihje mediat qe e ndiqnin live këtë event kaq të rendesishëm të PS, ku u zgjodhën sekretaret e rinj te partise që do ta cojnë këtë forcë politike në fitoren bombastike të rradhës.

.Sa bukur dukej kur mberritën me rradhë në mbledhje, drejtues dhe ministra, tamam sikur parakalonin ne pasarelat e modës. Gazetaret e shumtë që qëndronin në pritje para derës kryesore hallin kryesor e kishin tek liderin suprem , qe sic ishte parashikuar do vinte me 2 minuta vonesë . U gëzuan gazetaret  kur panë kryeshefin qeveritar  dhe po bëheshin gati të shkonin dhe te merrnin ndonjë deklaratë, por sërish u ngecën në batutën plot sharm të “liderit të purpurt” . I Gjati ja preu shkurt me urimin më te bukur qe vetem ai di të bëjë: “MIRMENGJES KAZAN “.  Po të ishte gjallë personazhi i filmit “çifti i lumtur”, Bep Shiroka do i thoshte  , “ sa bukur e the moj hallë”.  Edhe Konica do e kishte zili naltëmadhësinë e tij me gjetjen e tij. Me te vertete një urim i bukur për vitin e ri për të gjitha mediat e vendit. Tani e vetmja enigmë mbetet ajo e kazanit, për cfarë  e ka fjalen “ I madhi”. Se ka dy lloje kazanësh, një është kazani ku gatuhet çorba e zotit Rama dhe ku vihen në rresht që nga pronarët dhe gazetarët e pjesës më të madhe të mediave në vend për të ngrënë një “ lugë çorbë të prishur” dhe për ti bërë fresk gjithë vitin liderit suprem. Dhe nga ana tjetër është kazani që me të vertetë po vlon këtë fillim vitit dhe ne kete kazan janë rreshtuar dhe mediat qe nuk i rrinë për shtat Naltmadhënisë së tij.

Pra i dashur popull, kryeministri ynë i dashur shprehjen e tij dashamirëse për gazetarët kurrsesi nuk e kishte per kazanin e plehrave se Rama eshte i holle dhe fin në shprehje dhe duhet kuptuar mirë në frazat që përzgjedh. Nuk duhet keqkuptuar kurrsesi urimi i tij “mirmengjes KAZAN”.  Ndonëse edhe këtë herë “armiqtë e klasës”, që gjithnjë e keqkuptojnë liderin suprem dhe kur ai u thotë mediave të tij të dashura “mirëmengjes kazan”, e cilësojnë deklaratën  një fyerje të kryeministrit, duke bërë lidhjen me kazanin e plehrave… Dhe në të tillë rast po të njejtët “armiq të frontit” theksojnë edhe shprehjen popullore sipas së cilës: “ Gjeli në pleh këndon”… Sa të ligë në krahasime, e keqkuptojnë naltmadhësinë e tij në cdo mesazh që përçon, madje edhe ja përcjellin gabim nënkuptimin e frazës. Nuk ka faj kryeministri pastaj që flet për front të së keqes ( megjithëse këtë frazë  ja kishte mësuar mirë akampionit të tij Tahiri, i cili këto kohë ka qenë i zënë me halle të tjera, ndonëse me lëvizjet e fundit duke se po ja hedh paq).

Si përfundim të dashur gazetarë, miq të fjalësë së lirë, opinionistë, analistë, pronarë,  kapës fondesh, sponsorizues, ngjitës pushteti dhe gjithoçfarë, edhe ne  i bashkohemi urimit të kryeministrit dhe ju themi : “ Mirëmëngjes Kazan”.

 

 

*Shkrimi është pjesë e rubrikës “pikante”, në të cilën zhvillimet e ditës trajtohen me sarkazmë, batuta dhe humor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here