Plane për fundjavën? Njihuni më parë me parashikimin e motit

0
212

Temperaturat pritet te shenojne rritje ne vlerat e tyre maksimale, por vendi rrezikohet edhe nga reshjet.

Sipas Meteoalb, moti ne fundjave pritet te jete me kthjellime e vranësira të shpeshta qe do dominojnë territorin duke rrezikuar nga reshje të pakta pjesën më të madhe të vendit gjatë së shtunës.

Ndërsa e diela, mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 35 km/h duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshën në brigjet Jugore.

Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të lartra se normalet e muajit janar, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C ndrës në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here