Një aksidenti automobilistik është regjistruar pranë zonës së “Zogut të Zi” në Tiranë ku një makinë ka përplasur një grua 53 vjeçare, kalimtare e rastit.
Gruaja është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ne informacionin paraprak te policisë thuhet se: Me datë 07.01.2018, rreth orës 14:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dritan Hoxha”, ka një aksident. Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në rrugën ” Dritan Hoxha”, mjeti me targë TR 7904 I, me drejtues R. K., ka aksidentuar këmbësoren H. B., 55 vjeç, e cila u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.