As arseyja prekëse nuk e shpëton shqiptarin nga burgu/ Ja pse emigroi në Angli…

0
169

Kultivim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike, janë akuzat që rëndojnë mbi një 32 vjeccar shqiptar, i cili duhet të kalojë 6 muaj në burgjet e Britanisë së Madhe.

Agim Selmanllari ka dhënë një arsye prekëse sepse ka zgjedhur emigracionin e paligjshëm, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi.

Selmanllari u dënua pas akuzave për kultivim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shqiptari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe,  i fshehur në një kamion nga Franca, me qëllim që të fitonte para për t’i sjellë në Shqipëri, ku jeton djali i tij i vogël i sëmurë, u vu në pranga pasi autoritetet zbuluan një fabrikë kanabisi në Nuneaton të Anglisë.

32-vjeçari, u dërgua në një shtëpi në rrugën Arbury dhe iu tha se duhet të kujdesej për kanabisin, si mënyrë për të paguar borxhin prej 9 mijë paund të cilin ia kishte atyre që i kishin siguruar rrugën drejt Britanisë së Madhe.

Para gjykatës së Warwick, Selmanllari tha se madje ishte kërcënuar edhe me familjen e tij në Shqipëri, nëse nuk bënte siç iu ishte kërkuar.

“Coverty Telegraph” shkruan se 32-vjeçari, pasi të përfundojë dënimin me 6 muaj burg, do të kthehet në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here