E akuzuan se votoi Ruçin për Kryetar Kuvendi, Deputetja Kadiu: Lufta ndaj Deputetëve të rinj, luftë ndaj PD-së

0
424

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, e cila më herët është përfolur nga gazetari Çim Peka si nj ndër deputetet e PD-së që votoi pro Gramoz Ruçit për Kryetar Kuvendi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për këtë çështje.

Sipas deputetes Kadiu dyshimi për deputetët e rinj është i pa logjikshëm dhe se në politikë dihet që të rinjtë duhet të japin maksimumin dhe ata janë gjitmonë përkrah zgjedhësëve.

“Asnje logjike politike nuk e pranon qe deputetet e rinj, ata qe e dine qe duhet te japin maksimumin, ata qe kane me shume arsye per pergjegjesi sepse kane dhene gjthçka kane pasur dhe ditur për te qene ne krah te demokrateve gjate zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, hyjne ne pazare te vjetra politike”-tha ajo.

Kadiu u shpreh për gazetarin Peka se ai do të përballet me institucionet e drejtësisë për shpifje publikë dhe se si gazetar ai ka interesat e veta personale ose të një grupi të cilët duan të dëmtojnë PD-në.

“Ky gazetar si cdo kush tjeter pas kesaj akuze do te perballet me insitucionet e drejtesise nga ana ime per shpifjen qe kreu publikisht. Ky gazetar si kushdo qe mund te kete interesa te veta personale apo te nje grupi njerezish qe duan ta demtojne Partine Demokratike”- u shpreh Kadiu.

Statusi i plotë i Fatbardha Kadiut në Facebook:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here