Pas Kryemadhit, Basha takohet me krerët e PD-së

0
193

Pas takimit me kryetaren dhe kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një tjetër takim të rëndësishëm.

Ai do të presë në zyrën e tij dy nënkryetarët e partisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani.

Pak më herët, Kryemadhi e Vasili shkuan me urgjencë në selinë e PD, për të diskutuar rreth protestës që pritet të zhvillohet në kryeqytet gjatë këtij muaji.

Megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se kur do të jetë data e saktë e protestës, edhe pse mendohet të jetë data 15, që përkon dhe me nisjen e seancës parlamentare për vitin 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here