Po afrohet sezoni i riprodhimit të pelikanëve dhe sapo ka filluar punan për përgatitjen e foleve nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Karavasta. Një shqetësim i vazhdueshëm për koloninë e tyre dhe që shkaktoi dëme të konsiderueshme, ka qënë rritja e nivelit të ujit gjatë baticave.
Gjatë këtij fenomeni, uji mbulonte foletë, duke shkaktuar ngordhje të embrioneve në vezë ose edhe të zogjve të vegjël. Për këtë arsye, prej tre vjetësh futet material drusor për të ngritur nivelin e foleve. Pas largimit tonë nga ishulli, vjen edhe surpriza: rreth 40 pelikanë zaptuan foletë që sapo u përgatitën. Shenjat janë të mira edhe për këtë vit.