’66 mijë azilkërkues shqiptarë në Francë, në vend të mirëmëngjesit për Ramën’

0
217
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh domethënës, mëngjesin e sotshëm, kryeministrit Edi Rama, dërguar nga një vajzë e re që studion nga Francë.

“Në vend të mirëmengjesit për Noriegën nga Parisi! – nënvizon me ironi Berisha në Fb. – Studentja dixhitale nga Parisi informon, sipas gazetës “Le Monde”, se 66 000 shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Francë. Shqiptarët renditen të parët me distancë në kërkesat për azil politik në këtë vend.

Lexoni mesazhin e saj.”

“MIREDITA DOKTOR BERISHA.

STUDIOJ NE PARIS DHE PO LEXOJA LAJMET SOT NE MENGJES. SHIKONI SESI E PERSHKRUAN E FAMSHMJA “LE MONDE” PASQYREN E SHTETEVE AZIL-KERKUES PER 2017. RENDITEMI TE PARET ME 66 000 AZIL-KERKUES! VETEM NE FRANCE!

AFER KEMI SHTETE AFRIKANE NATYRISHT ME ME PAK AZIL-KERKUES SE NE.

UROJ TE JENI MIRE.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here