Nuk dihet se çfarë informacionesh sekrete fshihte celulari i një gruaje 36-vjeçare nga Tirana, por një burrë 48 vjeç me iniciale A.D. pasi e ka përndjekur prej muajsh, e ka sulmuar, e ka rrahur dhe i ka rrëmbyer celularin nga dora.
Ai është zhdukur dhe Policia e ka shpallur në kërkim. Incidenti ndodhi në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Ja çfarë njoftoi Policia:
Më datë 07.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 48, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh. Nenet 90, 134 e 121/a të Kodit Penal.