E thotë shkenca: Katër sinjalet që tregojnë se një lidhje është në krizë

0
174

Çdo lidhje njerëzore, qoftë sentimentale apo profesionale, bazohet në sjelljet të cilët krijojnë dhe përkufizimin rreth saj. Çdo sjellje e protagonistëve është vendimtare për ta bërë një lidhje të qëndrueshme dhe sipas shkencës, janë katër sinjale që tregojnë kur asaj i vjen fundi.

John Gottman, ekspert dhe psikolog në universitetin amerikan të Washington, jo vetëm i ka renditur, por i ka cilësuar si “Katër kavalierët e Apokalipsit”.

Kritikat – Nëse kritikat janë konstruktive, mund të ndihmojnë në përmirësimin e çfarëdolloj raporti, qoftë sentimental apo profesional. Shpesh ama, përfundohet në sulme lidhur me personalitetin e një individi. Nëse është e zakonshme prania e kritikave mbyllni njërin sy, por nëse kritikat shfaqen krejt papritur, bëhet fjalë për një kambanë të qartë alarmi për lidhjen tuaj.

Përçmimi – Rreziku i përçmimit është i madh, pasi shpesh kalohet në fyerje. Nëse një gjë e tillë ndodh në raportin në çift, kjo do të thotë se partneri/ja nuk ju sheh më tërheqës si në fillim.

Pozicioni mbrojtës – Të qenit gjithmonë gati për të mohuar akuzat dhe përgjegjësinë, rrit tensionin në çift. E vetmja mënyrë për të ndryshuar sjellje, është të qenit i hapur me të tjerët.

Neglizhimi – Paraqitet në forma të ndryshme, që nga mungesa e vëmendjes në të dëgjuar dhe ndërprerja e bisedës. Një sjellje e cila është e prirur të shkaktojë tension tek tjetri, shkruan noa.al. Këshilla e duhur për të kapërcyer këtë moment, është që të tregoheni aktiv në bisedë, ta dëgjoni tjetrin dhe më pas të ndërhyni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here