Neymari është lojtari më i vlefshëm në botë me një vlerë prej 213 milionë eurove, nëntë më pak se që u shit nga Barcelona në PSG.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga CIES Football Observatory, institucion që merret me përllogaritje të vlerave të lojtarëve.
Sipas këtij institucioni , Neymari është lojtari më i vlefshëm në botë, jo shumë më larg Lionel Messit, ndërsa Top pesë mbyllet me Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala, raporton BBC.
Duket se epoka e Ronaldos ka përfunduar, që në shkurt mbush 33 vjet. Ai nuk gjendet në mesin e 10 më të vlefshmëve.
Cristiano Ronaldo, më i miri në botë për vitin 2017, renditet i 49’ti me vlerë 80.4 milionë euro.
Ndërsa blerja e re e Barcelonës, Philippe Coutinho, renditet i 16’ti, vlera e 25 vjeçarit është 123 milionë funte, 27 milionë më pak me atë që Barcelona pagoi për ta blerë nga Liverpooli, 160 milionë, përcjell Gazeta Express.
Në vazhdim është lista e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë sipas CIES Football Observatory:
1. Neymar (PSG) – 213 milionë 6. Dele Alli (Tottenham) – 171.3m
2. Lionel Messi (Barcelona) – 202.2m 7. Kevin de Bruyne (Man City) – 167.8m
3. Harry Kane (Tottenham) – 194.7m 8. Romelu Lukaku (Man Utd) – 164.8m
4. Kylian Mbappe (PSG) – 192.5m 9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 150.2m
5. Paulo Dybala (Juventus) – 174.6m 10. Paul Pogba (Man Utd) – 147.5m