Në javën e parë të 2018 policia Kufitare dhe e Migracionit në Durrës ka intesifikuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjsmërisë.
Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe goditur 21 raste të paligjshmërisë, në fushën e falsifikimit të dokumentave, kalimit të paligjshëm të kufirit, kontrabandës, trafikimit të mjeteve motorrike, apo të braktisjes së fëmijëve.
“Më konkretisht, janë arrestuar 2 shtetas si dhe janë proceduar 11 shtetas të tjerë, për “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi janë kapur në flagrancë nga forcat e Policisë Kufitare në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, duke tentuar për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me dokumenta të falsifikuara ose duke shfrytëzuar ngjashmërinë”, sqaron policia.
Po gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët kanë tentuar të kalojnë për në Itali , duke ju shmangur kontrollit në terminal. Gjithashtu është proceduar penalisht një shtetase për “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi kjo shtetase pasi ka kaluar për në Itali, ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë dhe aty ka braktisur të dy fëmijët e mitur 11 vjeç e 12 vjeçe.
“Po nga Sektori i Hetimit në DVKM Durrës është evidentuar dhe goditur një rast për “Trafikim të mjeteve motorrike”, ku është proceduar penalisht një shtetas, pasi në hyje në protin e Durrësit, automjeti tip “Renault”, rezultoi i vjedhur në Francë”, thotë policia.
Gjithashtu janë goditur edhe tre raste të kontrabandës me cigare, ku janë proceduar penalisht tre shtetas.
Në këtë kuadër gjatë kësaj jave është punuar me sportele të shtuara në dalje, me qëllim eleminin e vonesave.
Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 6 517 shtetas dhe 1652 automjete , si dhe kanë dalë 20 562 shtetas dhe 5 734 automjete.