Pallati që po shembet, nis më në fund evakuimi i 20 familjeve

0
221

Ka nisur në Gjirokastër, evakuimi i 17 familjeve në pallatin 5-katësh dhe i 3 familjeve në banesën 2-katëshe që ndodhen në lagjen ‘Punëtori’ pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dherave. Vendimi është firmosur mbrëmjen e së dielës nga kryebashkiakja Zamira Rami, ndërsa familjet e evakuuara janë vendosur në Konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike deri në një vendim përfundimtar. Bashkia e Gjirokastrër për zbatimin e vendimit kërkon ndihmën e Prefektit dhe Policisë lokale, njofton shqiptarja.com. Familjet që banojnë në pallatin 5-katësh prej 3 ditësh kanë bërë apel për ndihmë te strukturat lokale dhe qendrore, por vendimi është marrë vetëm mbrëmë. Deri në momentin që u zhvendosën te Konvikti i Shkollës së Mesme Pedagogjike banorët e pallatit qëndruan në qiell të hapur, pasi nga çarja e tokës dhe rrëshqitja e dherave 5- katëshi rrezikon shembjen. Tmerri për banorët vijon, pasi në pallatin që rrezikohet sot të shembet, u kompensuan të dëmtuarit e 2008, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për rastin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here