Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar si tejet të vonuar, shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çakos. Në një prononcim për gazetarër pas takimit me aleatët, Basha tha se e ka marrë lajmin nga mediat.
I pyetur lidhur me komentin e tij për këtë vendim, kryeopozitari tha:
“Nëse është e vërtetë, është një hap tejet i vonuar, një tjetër tregues i krizës së thellë që e ka zhytur krimi institucionin e Policisë, por Çako është një kokë turku, sepse ai drejtohet nga Rama, Tahiri dhe Xhafaj, lidhjet e të cilit janë të njohura.”