Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Kjo është bërë e ditur për Al Jazeera nga burime të Departamentit amerikan të Shtetit.
Gjithashtu raportohet se Hoyt Yee për largimin nga posti aktual ka njoftuar edhe kolegët në Departamentin amerikan të Shtetit .
Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor.
Ndërkaq, spekulohet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.