DETAJE/ “Exchange” në Fier u grabit për herë të dytë, herën e parë ‘maskat’ kërcënuan me…

0
186

Të tjera detaje janë zbuluar me grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier. Kjo pikë këmbimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër, raporton abc news.Në atë kohë grabitësit u larguan më këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro. Policia arrestoi vetëm njërin prej grabitësve disa ditë më vonë.

Një grabitje ka ndodhur sot në Fier, ku mësohet se pre ka rënë një pikë e këmbimit valutor.

Sipas informacioneve autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Pika e këmbimit valutor është në afërsi të Prefekturës së këtij qyteti. Shuma që është marrë nga autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur mësohet të jetë 70 000 lek.

Njoftimi i polcisë

Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here