Francë, “Apple” nën hetim nga Prokuroria

0
276
Magjistratura franceze njoftoi se Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim kundër Apple për “mashtrim” dhe “vjetërsim të qëllimshëm” të smartfonëve. Gjiganti amerikan kohët e fundit pranoi se ka ngadalësuar vullnetarisht modelet e vjetra të iPhone. Sipas burimeve të gjykatës franceze, hetimi është hapur që në datën 5 janar dhe i është besuar ekspertëve të Drejtorisë së  Përgjithshme të Konkurrencës dhe Kontrollit të Mashtrimit.
Ekpertët shpjegojnë se hetimi i ri pason dosjen e ankesës së paraqitur më 27 dhjetor nga shoqata “Stop Vjetërsisë së Planifikuar”.
Në të, Apple akuzohet për zvogëlimin e qëllimshëm të performancës dhe kohëzgjatjen e smartfonëve përmes sistemit periodik të përditësimeve të softuerit. Ligji francez, i njohur si ligji “Hamon”, sanksionon se çdo kompani që qëllimisht shkurton jetën e produkteve të saj mund të dënohet me gjobë deri në 5% të shitjeve të saj vjetore, ndërsa drejtuesit rrezikojnë deri në dy vjet burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here