Nëse keni plan të blini një makinë te re, po ju japim një ‘dorë’ me dokumentet që iu duhen për ta regjistruar. Si në rastet kur automjeti që blini është i ri, ashtu edhe kur është i përdorur, është blerë jashtë apo brenda vendit, regjistrimi bëhet në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, apo edhe drejtoritë rajonale, në varësi të vendbanimit.
MJET I IMPORTUAR I RI (0 Km) I BLERË NË SHQIPËRI
Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri, (me 0 Km) të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin tuaj dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta;
1. KërkesëDRM45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstraktQKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin qe kryen veprimet.
3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
4. Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, të lëshuar nganë origjinal.
5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë
7. Kontratë sigurimit të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).
8. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërm duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
MJET I IMPORTUAR I RI (0 Km) I BLERË JASHTË SHTETIT
Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri, (me 0 Km) të blerë jashtë shtetit, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta;
1. Kërkesën,DRM45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstraktQKB-së, në origjinal dhe autorizimin për personin qe kryen veprimet.
3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
4. Dokumentin e origjinës së mjetit, të lëshuar nga prodhuesi në origjinal.
5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
7. Kontrata e sigurimit të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).
Shënim:Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizura.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërm duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
MJET I IMPORTUAR I PËRDORUR I BLERË NË SHQIPËRI
Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta:
1. Kërkesën,DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstraktQKB-së, në origjinal dhe autorizmin per personin qe kryhen veprimet.
3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
4. Dokumenti shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit, në origjinal.
5. Dokumenti i(DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikes së Shqipërisë.
7. Kontrata e sigurimit të detyrushëm (Policia e sigurimit TPL)
8. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurën e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
MJET I IMPORTUAR I PËRDORUR I BLERË JASHTË SHTETIT
Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta:
1. Kërkesën, DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve .
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, në vend të dokumentit sipas pikës, dorëzohet ekstraktQKB-së, në origjinal dhe autorizimin për personin që kryen veprimet.
3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)
4. Dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknike të mjetit, në origjinal.
5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në
6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë
7. Kontratë sigurimi të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).
Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurë e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit