V. T. 36 vjeç nga fshati Lumardhe në Fushë Arrëz është shpallur në kërkim policor.
Sot, në qytetin Fushë Arrëz, duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip Wolkswagen të drejtuar nga shtetasi A.G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.
Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Wolkswagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij shtetasi M.G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.
Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A.G., shtetasi V T. më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me armë, pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar.
Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.