Zbulohet data dhe ora, ja kur nis protesta e madhe e opozitës së bashkuar

0
190

Protesta e parë e opozitës së bashkuar do të nisë ditën e shtunë, në 27 janar në orën 12:00 para Kryeministrisë. Kjo u konfirmua nga kreu i PD-së Lulzim Basha, në një deklaratë për gazetarët jashtë selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në një studio televizive, fill pas deklaratave të Bashës tha se misioni i protestës do jetë rrëzimi i qeverisë.

“Të largojmë qeverinë e narkoshtetit do jetë mision kombëtar. Data 27 është vetëm fillimi dhe nëse do të dojë opozita të ndalet nuk do ndalen qytetarët”, u shpreh Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here