E kishte kthyer shtëpinë në depo droge, arrestohet me 147 kg marihuanë 36-vjeçari

0
180

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

U arrestua në flagrancë shtetasi Shpëtim Kola 36 vjec, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.

Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë (foto ilustruese).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here