Policia bashkiake ka vijuar aksionet e saj kundër shitësve ambulantë, të cilët shesin produktet e tyre në hapësira publike pa miratimin e Bashkisë.
Një operacion “i rëndësishëm” është zhvilluar edhe ditën e sotme, në rrugën e pedonales ku një qytetar i pa licensuar po shiste portofola në krah të një prej hoteleve të rrugës.
Nga fotot e sjella në redaksinë e Hashtag.al duken edhe efektivët e policisë, të cilët pasi janë përballur me shitësin e portofolave janë larguar nga ai me një çantë me portofola me vete.
Por është e paqartë nëse efektivët i kanë marrë me vete portofolat, i kanë sekuestruar apo i kanë mbajtur provizorisht dhe më pas ja kanë kthyer tregtarit?