Ish-drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli është larguar nga puna në dhjetor të 2017.
Dritan Ylli u shpreh ky vendim ka ardhur për shkak se ai është anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Unë jam anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është në opozitë dhe kjo ishte e papranueshme nga qeveria aktuale,”- tha Ylli, i ftuar në emisionin Ditë e Re.
Ai nënvizoi se Administrata shqiptare nuk duhet të jetë e varuar nga ndryshimet e qeverive.
“Një ditë administrata shqiptare nuk duhet të ndikohet nga ndryshimet e situatave politike në vend.”
Dritani Ylli filloi punë në Inspektoriatin Shtetëror të Punës në vitin 2013.