Fabio Capello është i habitur si Jose Mourinho dhe Antonio Conte e kanë lënë grindjen e tyre publike të shkojë kaq larg, duke thënë se atyre iu ka ikur mendja.
Conte dhe Mourinho janë duke u grindur me fjalë publikisht që prej se portugezi sugjeroi se rivali i tij është kloun për shkak se është shumë i gjallë në vijën anësore.
“Është fanella e Chelseat që i bën nervoz trajnerët. Të gjithë i mbajmë në mend ankthet kur ai (Mourinho) ishte trajner i Chelseat”, ka thënë Capello.
Ai ka shtuar se Conte tani po e bën saktësisht të njëjtën gjë që dikur e bënte Mourinho.
“Conte po e bën pikërisht të njëjtën gjë si Mourinho. Të gjithë e mbajmë mend Mourinhon duke rënë në gjunjë në mes të fushës apo Mourinhon duke vrapuar pas ndonjë fitoreje”, ka shtuar trajneri italian.
Por, Capello mendon se ata e kanë tepruar duke shkuar shumë larg me këtë zënkë.
“Atyre iu ka ikur mendja krejtësisht. Nuk e imagjinoja se do të shkonin kaq larg”, ka thënë ai.