Deputeti Socialist Bashkim Fino, ka suprizuar sot kur ka thënë se nuk do ta lërë mandatin e deputetit për të garuar për kreun e FSHF, teksa e zyrtarizoi kandidaturën e tij në RTSH.
Duke pretenduar se është jurist Fino tha: “Nga pikëpamja ligjore, nuk të pengon askush të kandidoj. FSHF është një OJQ, jo fitimprurëse, dhe nuk ka asnjë pengesë. Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi. Unë jam dikushi, që dua t’i shërbej futbollit. Nëse do më votëbesojnë në 7 shkurt, unë do i përkushtohem vetëm futbollit. Nëse do ishte me ligj, do respektoja ligjin, do jepja dorëheqjen nga politika dhe do kandidoja. Do të kandidoja dhe kush të fitonte sipas platformës, do të vazhdonte” – tha Fino.
Në këtë mënyrë deklarata e Finos bie ndesh me nenin 70, pika 2 e Kushetutës, ku thuhet se: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç
asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.”
Por më shumë se çështje ligjore, duket se Fino për moslënien e mandatit të tij i druhet më tepër humbjes së garës me Dukën për kreun e FSHF, çka do të ishte një humbje e dysfishtë për të, nëse do të linte edhe mandatin e deputetit.
Mos-heqja dorë e Finos nga mandati bie ndesh edhe me nenin 1, pika 3 e statutit të FSHF-së, ku thuhet se: “Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare”.
Kushtetuta
Statuti i FSHF