Armand Duka dhe Bashkim Fino janë zyrtarisht kandidatë për President të FSHF-së. I pari që shpalli kandidaturën ishte kreu në detyrë i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa më pas disa klube futbolli propozuan edhe deputetin e PS në këtë garë. Fino ka pranuar propozimin dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të pasuar Armand Dukën. Propozimi është dërguar në FSHF dhe Fino tashmë është zyrtarisht pjesë e garës.
Pas kësaj lëvizje, pritet që Fino të dorëzojë edhe mandatin e deputetit. Mandatin e Bashkim Finos pritet ta marrë kryetarja e PS-së në qarkun e Fierit, Gentiana Cakrani, e cila është dhe kandidatja numër 11 në listën shumëemërore të selisë rozë në këtë zonë.