‘Gramoz Ruçi prej kohësh nuk është kryetar Kuvendi’

0
263

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, zbuloi një tjetër arsye se pse opozita kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi. Në një dalje për mediat, Vasili tha se Ruçi prej kohësh ka një kryetar Kuvendi plotësues.

Ne jemi të prerë që seanca e fundit në parlament për zgjedhjen e prokurorit ishte një seancë që shënonte fundin dhe fillimin e kapjes prandaj dhe opozita ka kërkuar largimin e kryetarit të Kuvendit, zotit Ruçi. Një kërkesë legjitime pasi kryetari i Kuvendit prej kohësh nuk i ushtron më këto funksione. Kryetari i Kuvendit sot ka një kryetar Kuvendi plotësues, atë të vërtetin që është Taulant Balla. Në këtë rrethanë që e kemi këtë kryetar plotësues, le të bëhet duke ikur Gramoz Ruçi. 

Taulant Balla ka kohë që e bën këtë detyrë, e ka bërë mirë me përkushtim, ka justifikuar të gjitha pacipësitë që bëhen në sallen e parlamentit, të gjitha paligjshmëritë, të gjitha rrënimet e procesit ligjor në emër të integrimit europian që nuk mund të ndodhë kur në kuvendin e Shqipërisë hyn Garda dhe rrëmben deputetët. Ne jemi këtu që ta mbështesim këtë dorëheqje, pasi ky kryetar plotësues, pioner i zellshëm dhe qesharak ta kryejë si duhet dhe të mos ta vërë më në atë pozicion qesharak kryetarin e Kuvendit që pa folur fjalën e parë merr përkthimet përkatëse të partisë nga ana e Taulantit dhe korrigjimet që mund të bëjë në mënyrë sistematike”, tha Vasili.

Vasili ndër të tjera deklaroi qëndrimin e LSI për reformën në drejtësi dhe integrimin.

Mbështesim reformën në drejtësi, hapjen e negociatave me BE dhe kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjithë reagimin e fortë qytetar që kulmon në 27 janar por nuk është i vetmi. Asnjë kompromis me antishtetin, shtetin e mafias që rikthen drejtësinë e para viteve ’90 ku qytetari ishte hiç para shtetit.Ky sesion që sapo hapet do të shënojë hapjen e një fronti të gjerë pa kompromis për vendosjen e shtetit të së drejtës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here