Ish-zv. Ministrja e Arsimit Nora Malaj, ka përshëndetur sot vendimin e Parlamentit maqedonas për të zyrtarizuar gjuhën shqipe.
“Miq te dashur! Sot Parlamenti i Maqedonisë miratoi njohjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare. Ky është një lajm jo vetëm shumë i mirë, pasi viti 2018, për popullatën shqipfolëse në Maqedoni, hyri me këmbë të mbarë, por edhe për vet demokracinë e shtetit Maqedonas dhe Parlamentit në Maqedoni. Urime e suksese në rrugëtimin e demokracisë dhe vlerësimit të ushtrimit të të drejtës së gjuhës për të gjithë komunitetin shqipfolës në Maqedoni! Ta gëzojmë gjuhën e bukur shqipe!!” – shkruan Malaj në Facebook.