Nga Franca e Belgjika janë riatdhesuar me një avion të posaçëm 30 shtetas shqiptar që shkelën rregullat e Shengenit.
Ky është operacioni i parë i riatdhesimit për 2018 por këto operacione do vijojnë më tej.
“Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit”, tha zv.ministrja e Brendshme.
Rovena Voda deklaroi se shifrat e kërkesave për azil gjatë vitit 2017 kanë rënë. Megjithatë znj.Voda apeloi për këdo të mos bëjë tentativë për azil, sepse do të rezultojë e dështuar, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.