Dështon reforma territoriale, dyfishohen shpenzimet

0
223

Tre vite nga nisja e zbatimit, Reforma Territoriale ka humbur funksionin e saj për të kursyer shpenzimet e personelit.

Të dhënat për ecurinë e buxheteve bashkiake, publikuar nga financatvendore.al, tregojnë se shpenzimet për personelin arritën në fund të nëntëmujorit 2017 në 14.6 miliardë lekë më shumë se sa dyfishi i vitit 2010.

Në vitin 2010 kur ishin rreth 370 njësi vendore me gjithë komunat, shpenzimet për personelin ishin 7.3 miliardë lekë për periudhën 9 mujore, ndërsa në të njëjtën periudhe të 2017, duke zbritur fondin e funksioneve të transferuara ( 14.6 mld lekë -7.1 mld lekë =7.5 mld lekë) shikohet se shpenzimet e personelit të vjetër bashkiak janë në rritje.

Gjithashtu pesha e shpenzimeve për personelin vendor në raport me totalin e shpenzimeve ka ardhur me rritje te ndjeshme pas reformës territoriale, nga 18% në vitin 2010 në gati 25% për 9 mujorin 2017. Rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative dhe territoriale, rritjes së eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here