Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë që poston diçka apo bën një reagim të caktuar.
E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’, Sara Kapo ka folur më shumë rreth planeve të saj për tu identifikuar edhe implementuar në fushën e muzikës si një këngëtare stili, pasi vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën ‘’Watching you’’.
Ajo ka folur më shumë edhe për mesazhet që përcjell videoklipi, aty ku përzihet adrenalina, sensualiteti, çmenduria , origjinaliteti etj. ‘’Hajde, shtrihemi në tokë, qeshim dhe bëjmë gjëra të tilla’’- Kjo ishte ideja origjinale që doja të përcillja nëpërmjet videoklipit është shprehur Sara.
‘’Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën e mësimin në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë është shprehur Sara.