Largimi i rrjetit të hoteleve “Sheraton” nga vendi jonë është cilësuar si një gozhdë në turimin shqiptar nga website i njohur i agro-turizimit “Argophilia”.
Në një shkrim të publikuar së fundmi theksohet se kjo është një goditje për turizimin shqiptar.
“Sheraton Tirana” ngul një tjetër gozhdë në arkivolin e turzmit shqiptar.
Lajmi për një tjeter gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar është dhënë nga “Marriott International” pronar i brandit të hoteleve Sheraton, që nga 31 dhjetori i 2017 nuk do të menaxhoje më pronën e “Sheraton Tirana.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, arsyet e largimit të Sheraton lidhen me vështirësitë financiare që po përballon pronari i MAK-Albania vitet e fundit.”, thuhet në shkrim.
Më tej theksohet se edhe pse Shqipëria konsiderohet një nga vendet që ka poetencialin më të madh për rritjen e turizmit, vazhdon të rrënohet nga korrupsioni dhe biznesi i keq.
“Lajmet se reforma në drejtësi në Shqipëri është në tymnajë, lajmet për tregtinë e kanabisit, akuzat për intimidimin dhe dhunimin e gazetarëve janë një listë e shkurtër e problemeve të tmerrshme për Tiranën.
Ndërkohë, Marriot po shpëtonte një bilanc pa shkëlqim të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të tërhequr më shumë brande, nuk ndryshon asgjë pikëpamjet mbi turizmin e vendit. Sipas lajmeve, Shoqata Shqiptare e Operatoreve Turistike dhe Agjensive Turistike, largimin i Sheratonit është për shkak të qeverisë Rama.
Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të operojë pa rregulla të qarta dhe standarte, ndërsa informaliteti është në nivele të larta, shkruhet në njoftimin e Shoqatës në faqen e Facebook.”, shkruhet në të.
SHKRIMI I PLOTË:
“Sheraton Tirana” ngul një tjetër gozhdë në arkivolin e turzmit shqiptar. Lajmi për një tjeter gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar është dhënë nga “Marriott International” pronar i brandit të hoteleve Sheraton, që nga 31 dhjetori i 2017 nuk do të menaxhoje më pronën e “Sheraton Tirana”.
Një nga vendet që Agrofilia (Agrophilia) theksoi që ka poetencialin më të madh për rritjen e turizmit, vazhdon të rrënohet nga korrupsioni dhe biznesi i keq. Në fund të vitit që shkoi, 10 zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë nga zyra e regjistrimit të pasurive, u arrestuan pasi policia shqiptare zbuloi një mashtrim për të përvetesuar toka në pronësi publike.
Mashtrimi me rrëmbimin e tokave është vetëm një nga fatkeqësitë e reputacionit të Shqipërisë kohët e fundit. Qeveria e Edi Rames ka luftuar vitet e fundit që të ngrejë jo vetëm turizmin, por gjithë biznesin. Kryeminisri shqiptar zbuloi një plan ambicioz për të krijuar një kompani të re ajërore kombëtare, me ndihmën e “Turkish Airlines” rreth 1 vit më parë, por deri tani asgjë nuk është bërë për filialin e përfolur “Air Albania-Turkish Airlines”.
Lajmet se reforma në drejtësi në Shqipëri është në tymnajë, lajmet për tregtinë e kanabisit, akuzat për intimidimin dhe dhunimin e gazetarëve janë një listë e shkurtër e problemeve të tmerrshme për Tiranën. Ndërkohë, Marriot po shpëtonte një bilanc pa shkëlqim të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të tërhequr më shumë brande, nuk ndryshon asgjë pikëpamjet mbi turizmin e vendit. Sipas lajmeve, Shoqata Shqiptare e Operatoreve Turistike dhe Agjensive Turistike, largimin i Shetratoni është për shkak të qeverisë Rama.
Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të operojë pa rregulla të qarta dhe standarte, ndërsa informaliteti është në nivele të larta, shkruhet në njoftimin e Shoqatës në faqen e Facebook.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, arsyet e largimit të Sheraton lidhen me vështirësitë financiare që po përballon pronari i MAK-Albania vitet e fundit. MAK-Albania është një filial i grupit më bazë në Kuvajt MA AL-Kharafi & Sons Ë.L.L. Hotel “Sheraton Tirana” ishte hoteli i parë me 5 yje që u prezantua në kryeqytetin shqiptar, që punonte nën brandin e Sheratonit që kur u ndërtua në 2013.
Një anë pozitive, Hilton ka thënë më parë se do të hapë hotelin e tij të parë në Shqipëri në Verën e 2018. Shqiptarët kishin shpresa të mëdha tek Edi Ramna kur ai u zgjodh në 2013. Shqipëria, një nga vendet me natyrë më të bukur në Adriatik, mund të shndërrohej në Mekën e turizmit dhe biznesit të ri. Por mali që duhet të ngjiste administrata e Ramës, duhet të ishte tepër i rrëpirtë, socializmi nuk dukej sikur mund të funksiononte në tokën e Ilirëve të vjetër. Shqiptarët janë akoma ndër më të varfërit në europë, duke fituar vetëm dicka më shumë se 300 euro në muaj.